TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga disa vatra të reja zjarri.
Dy vatra të reja zjarri janë ndezur edhe në këtë qark, një në fshatin Dukaj bashkia Tepelenë, dhe një tjetër në fshatin Buz bashkia Memaliaj. Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.
Sakaq, efektivet e zjarrfikëses Tepelenë dhe Memaliaj ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që u është bashkuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit kanë nisur që prej orës 14:00, por për fat të mirë deri tani nuk kemi rrezikim të banesave.