AKTUALITET, 25 Korrik 2023, 19:11

Zjarri në Kraps të Fierit, flet Komandanti i zjarrfikëseve: Situata problematike, terreni i vështirë për të ndërhyrë

Zjarri në Kraps të Fierit, flet Komandanti i zjarrfikëseve:

Komandanti i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka ka deklaruar se situata në Kraps është problematike. Sipas tij zjarri është favorizuar nga era dhe terreni i vështirë.

“Aktualisht është problematike, se këtu ku ka filluar zjarri në pjesën e kodrave të Peshtanit, ka patur zjarr. Jemi njoftuar rreth orës 13:20 minuta. Zjarri ka qenë me intensitet, i favorizuar nga era, terreni ka qenë i vështirë. Rreth kodrave. Kemi nja dy biznese lokale.

Kemi katër mjete zjarrfikëse. Kemi kërkuar ndihmë nga Patosi, Roskoveci, në këto momente na ka ardhur edhe berati, na ka ardhur ndihmë edhe nga helikopteri. Bëmë edhe shpëtimin e banesave, nuk u prek asnjë banesë e banueshme. Të kenë kujdes, mos të shfrytëzojnë zjarrin për djegien e mbeturinave, për çdo situatë të telefonojnë në numrin 128 dhe ne do përgjigjemi me mjetet dhe forcat tona”, tha ai.