AKTUALITET, 2 Korrik 2023, 19:01

Akuzat për trafik droge në Elbasan, gjykata merr vendimin për 45 të arrestuarit

Akuzat për trafik droge në Elbasan, gjykata merr vendimin për 45

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën arrest me burg për 37 nga 45 arrestuarit në Elbasan nga operacioni “Rrjeti”, kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtes pa leje.

Nga operacioni që u zhvillua më 29 qershor, ku ranë në pranga ranë 45 persona si dhe u shpallën në kërkim 7 të tjerë, gjykata ka vendosur ditën e sotme arrest me burg për 35 nga të arrestuarit.

Gjithashtu, pesë  personave u është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie ndërsa 2 të tjerëve u është dhënë masa për detyrim paraqitje në gjykatë. Operacioni u zhvillua në qarkun e Elbasanit, ku është  shtrirë në Cërrik, Belsh, Librazhd dhe Pogradec.

Policia e Shtetit infiltroi një agjent në mesin e grupeve kriminale për të blerë lëndë narkotike nga ata dhe më pas u bë i mundur arrestimi i tyre nga përgjimet me audio-regjistrim si provë materiale kundër bandave kriminale.