AKTUALITET, 10 Korrik 2026, 15:14

E shkuara e hidhur e viktimës në Laç/ Muaj më parë i ndërroi jetë gruaja shtatzënë. Dinamika e krimit

E shkuara e hidhur e viktimës në Laç/ Muaj më parë i

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e një dite më parë në Laç, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Ilir Lika. Referuar burimeve nga grupi i hetimit, mësohet se viktima dhe autori kanë pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë.

Viktima, sipas burimeve, muajt e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të një sjelljeje të çrregullt dhe përdorte lëndë narkotike. Para disa muajsh 40-vjeçarit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila kishte qenë edhe shtatzënë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme autori dhe viktima janë parë në qendër të Laçit dhe dyshohet se kanë pasur një konflikt verbal.

Viktima ka kaluar pranë banesës së autorit, aty ku ndodhi edhe ngjarja, dhe dyshohet se autori ka dalë nga banesa pasi kishte marrë armën e zjarrit, me të cilën qëlloi disa herë në drejtim të viktimës.