AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 13:29

E shkarkoi Rama, se mbrojti Arben Ahmetajn? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

E shkarkoi Rama, se mbrojti Arben Ahmetajn? Ja si përgjigjet Damian

Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e Arben Ahmetaj, i cili tha se kryeministri Rama e shkarkoi si Sekretar të Përgjithshëm të PS vetëm sepse i doli në mbrojtje ish-zv/kryeministrit.

Në përgjigjen e tij, Gjiknuri tha se arsyet e largimit i ka dhënë në konferencë për media, ndërsa shtoi se kujtimet e tij do t’i shkruajë kur të dalë në pension politik.

“E para, këtu jam për reformën zgjedhore, e dyta shpjegimet e mi ai kam dhënë në një konferencë për shtyp, kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, tha Gjiknuri.

Çfarë deklaroi Ahmetaj:

“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje procedurale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”.