AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 11:03

Ngujimi në grevë, Gjekmarkaj kundër Salianjit: Nuk jam votuar për të qenë gladiator! Të riformulojmë kërkesat për komisionet hetimore! Çupi: Duhet vendim për Amnistinë

Ngujimi në grevë, Gjekmarkaj kundër Salianjit: Nuk jam votuar

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është shprehur kundër radikalizimit të qëndrimit politik, ndryshe nga Ervin Salianji, i cili është shprehur se demokratët duhet të ngujohen ne grevë urie.

Gjekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes pa media se ai nuk është votuar për të qenë ‘gladiator’ në Parlament, ndaj i ka sugjeruar grupit që të riparaqesë propozimet për Komisionet Hetimore.

Madje në qëndrimin e tij, Agron Gjekmakaj është shprehur se duhet krijuar mundësia që dhe ndërkombëtarët te kenë një zë në këtë proces. “Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtaret.

Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne të jemi pjesë.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata që kanë deklaruar se janë të gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Në fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bërë atë”, ka thënë Gjekmarkaj në mbledhjen e zbardhur nga gazetari Osman Stafa.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar të Grupi të marrë një vendim nëse do votohet për Amnistinë Penale, pasi nga kjo përfitojnë dhe demokratët e arrestuar në protesta. “Na duhet të gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistisë Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të PD-së’, është shprehur Çupi.

Debati pa media

Agron Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë te dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi që të kenë zë edhe ndërkombëtarët.

Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne të jemi pjesë.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë të gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Në fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bërë atë.

Në optiken time do ishte mirë që brenda këtij segmenti të jemi dhe të flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund të humbasësh ose nuk arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë.

Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhenden e vet dhe duket sikur po i pëlqen agjenda jone.

Dhurata Çupi: Unë mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamentar për të riparë qëndrimin që kemi ne raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin.

Na duhet te gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistisë Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të PD-së.