AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 11:42

Mori pjesë në protestën e Berishës, Bardhi: Unë i bashkohem çdo proteste qytetare. Nuk dua ta ngatërroj vizitën time në SHBA me situatën në Shqipëri

Mori pjesë në protestën e Berishës, Bardhi: Unë i

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazmend Bardhi ka dalë në një komunikim për mediat në Kryesinë e Kuvendit.

Ndër të tjera ai është pyetur edhe për faktin se mori pjesë për herë të parë në protestën e Berishës, pasi u kthye nga SHBA, e për këtë tha se ai ka marrë pjesë dhe do të marrë pjesë në çdo protestë qytetare.

Sa i takon vizitës në SHBA, Bardhi tha se nuk dëshirën që ta ngatërrojë vizitën atje me situatën në Shqipëri.

Bardhi: Unë do ti bashkohem, i jam bashkuar çdo proteste qytetare. Sa i takon vizitës time në SHBA, e kam bërë të qartë. SHBA janë aleati kyç i Shqipërisë, ka qenë krah nesh në momentet tona më të vështira. SHBA është një aleat kyç edhe për PD. Falënderoj Escobar për mikpritjen. Kam pasur takime në Kongres dhe Senat. Nuk dua ta ngatërroj vizitën në SHBA me situatën tani. Ata mbështesin Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, dhe jo një parti politike.

Bashkimi me Berishën

Në lidhje me bashkimin me Berishën, Bardhi tha ata janë bashkuar rreth ideve dhe jo rreth individëve.

Bardhi: Ne bashkohemi rreth ideve, që është beteja kundër Edi Ramës dhe nuk bashkohem rreth individëve.

Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka sjellë pasoja vetëm për partinë, por edhe për Shqipërinë.