AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 12:25

Opozita tenton të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore! Garda nuk lejon deputetët të ‘zaptojnë’ sallën!

Opozita tenton të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore! Garda

Në orën 12:30 është planifikuar mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kryesinë e Kuvendit.

Opozita edhe këtë herë do të tentojë të bllokojë këtë mbledhje, Deputetët e Grupit Bardhi – Berisha janë munduar të futen në sallë dhe ta “zaptojnë” atë, por janë ndaluar nga Garda.

Kujtojmë që dy herët e fundit kur kjo mbledhje është tentuar të mbahet në sallë, është bllokuar nga deputetët e opozitës dhe ka kaluar online.

Deputetët e grupit Bardhi – Berisha kërkojnë një ripërbërje të këtij komisioni, ku grupi i tyre të ketë më shumë anëtarë dhe bashkëkryetarin si forca më e madhe opozitare.