AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 10:20

Tjetër rast! Dyshohet se mbyllte në banesë gruan, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari

Tjetër rast! Dyshohet se mbyllte në banesë gruan, e dhunonte dhe

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka mbajtur të mbyllur në banesë bashkëshorten e tij, të cilën e monitoronte me kamera dhe e ka dhunuar.

Shtetasi me iniciale A.M., dyshohet se kishte instaluar kamerat brenda banesës së tij për të monitoruar lëvizjet e saj.

I riu, banues në Kodër Institut, dyshohet se e ka mbyllur të shoqen në banesë dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, raportojnë uniformat blu.

Gjithashtu një tjetër rast i ngjashëm shokues u zbulua në zonën e Selitës pak javë më parë, ku 34-vjeçari me iniciale J.Zh., mbante mbyllur të monitoruar me kamera bashkëshorten dhe fëmijën e tyre prej 1 viti e gjysmë.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.

Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.