AKTUALITET, 10 Qershor 2025, 12:54

E rëndë/ Tentoi të godiste me shufër hekuri punonjësen e një institucioni, arrestohet 71-vjeçarja! Në çantë iu gjet edhe një shishe benzinë

E rëndë/ Tentoi të godiste me shufër hekuri punonjësen

Një 71-vjeçare është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi tentoi që të godiste me shufër hekuri një punonjëse të një institucioni për shkak të detyrës.

Gjatë kontrollit policia i gjeti në çantë edhe një shishe me benzinë, e cila më pas u sekuestrua si provë materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës.

Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.