AKTUALITET, 10 Qershor 2025, 10:48

"Zgjat 20 ditë rinumërimi', Celibashi: Zhvillohet tek ‘Farie Hoti’, ja sa njerëz kemi angazhuar. Anuluam lejet vjetore të KQZ! S’ka fonde shtesë

"Zgjat 20 ditë rinumërimi', Celibashi: Zhvillohet tek

Procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës dhe Fierit do të zhvillohet tek Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’. Kryekomisioni Ilirjan Celibashi dha detaje se sa njerëz kanë angazhuar për këtë proces.

"Kërkon përgatitje logjistike. Në një kohë rekord ia kemi dalë ta kemi gati infrastrukturën dhe kapacitete njerëzore për ta nisur këtë proces të hënën ose të martën e javës që vjen. Do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti. Nuk mund të zhvillohet te Parku Olimpik për shkak të rrethanave objektive aty është parashikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit dhe kemi qenë të detyruar të shikojmë një opsion tjetër. 99.9% procesi i sportit do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti.

Për Tiranën, procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit. Kompetencë e plotë e KAS, do jetë KAS që do të vendosë mbi çdo elementë të këtij procesi, përfshirë edhe vlerësime mbi fletë të caktuara votimi", tha Celibashi.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikim me gazetarët lidhur me procesin e rinumërimit të votave.

Ai theksoi se ky proces pritet ë nisë javën e ardhshme, ndërsa sqaroi se KQZ nuk do të angazhojë fonde të tjera shtesë për këtë proces. Celibashi tha se do të ketë 34 apo 35 grupe numërimi.

“Ky proces është kompetencë e plotë për tu zhvilluar e KAS si organ. KAS do të vendosë mbi çdo element të këtij procesi”, tha ai duke shtuar “Kemi anuluar edhe lejet vjetore për të gjithë stafin e KAQ për të qenë edhe gjatë korrikut dhe në gusht. Mund të na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Vetëm për këto dy qarqe do të duhen 18-20 për ta përfunduar procesin e rinumërimit”, tha ai.