AKTUALITET, 10 Qershor 2025, 11:22

'11 maji'/ Pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga një person, KAS hap një kuti votimi për qarkun e Beratit

'11 maji'/ Pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga

Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.

KAS po shqyrton të gjithë fletët e votimit, për të verifikuar pretendimet e PD.

PD pretendoi për disa kuti të diasporës që kishin fletë votimi të shenjuara nga e njëjta dorë në proces, duke kërkuar hapjen e tyre. Kështu KAS vendosi hapjen e një kutie.

Sipas Partisë Socialiste nuk ka prova mbi pretendimet e PD-së.

Kutia është hapur dhe se po shihen vetën votat që janë për PS. Në total janë 168 vota.

Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri shprehet se “nga fletët e votimit kam identifikuar disa fletë votimi që dyshohet se janë nga e njëjta dorë me stilolaps të njëjtë dhe kaligrafi të njëjtë”.

'11 maji'/ Pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga