TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gosë, të Rrogozhinës.
Burime bëjnë me dije se një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë nga komshiu i tyre për shkak të një konflikti.
Të plagosurit janë S.Disha dhe N.Disha, ndërsa autori është identifikuar si Sh.Osma.
Sami Disha plagosur në këmbë ndërsa bashkëshortja ka mbetur e plagosur në bark.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet dhe është në ndjekje të autorit të dyshuar.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e saj.