AKTUALITET, 6 Qershor 2025, 09:33

Begaj dhe Rama urojnë shqiptarët për Kurban Bajramin: Mirësi dhe gëzime në familje

Begaj dhe Rama urojnë shqiptarët për Kurban Bajramin: Mirësi

Në ditën e Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi të gjithë besimtarët myslimanë.

Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale: Facebook dhe X:

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”

Nderkohe edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Rama ka zgjedhur të urojë shkurt, përmes një postimi në Facebook ku shkruan: Gëzuar Kurban Bajramin.