AKTUALITET, 6 Prill 2026, 10:10

E rëndë në Berat! 35-vjeçari e kanosi me thikë të miturin dhe babain e tij, 16-vjeçari kundërpërgjigjet, e godet me sëpatë

E rëndë në Berat! 35-vjeçari e kanosi me thikë

Një konflikt për motive të dobëta në Berat ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse, ndërsa dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit me inicialet F. N., 35 vjeç, dhe E. R., 16 vjeç, të dy banues në Berat.

Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. R., 67 vjeç, dhe djalin e tij të mitur. Pas kësaj, 16-vjeçari dyshohet se ka reaguar duke e goditur 35-vjeçarin me një mjet prerës (sëpatë).

Si pasojë e plagëve të marra, 35-vjeçari po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat, për veprime të mëtejshme.