AKTUALITET, 5 Prill 2026, 15:24

Zjarr në zonën e 9-katsheve, flakët përfshijnë pallatin

Zjarr në zonën e 9-katsheve, flakët përfshijnë pallatin

Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si “9-katëshet” në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një pallat banimi, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi në një nga katet e ndërtesës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit.

Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.