AKTUALITET, 6 Prill 2026, 09:41

Mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe copëza të shpërndara kudo, çfarë mbeti pas shpërthimit në Lezhë

Mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe copëza të

Një shpërthim ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në pamje shihen mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe mbetje të shpërndara kudo.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe copëza të

Mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe copëza të

Mure të shkatërruara, xhama të thyer dhe copëza të