TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktori pogradecar Ilir Shkurti. 68-vjeçari ishte një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit dhe të kinematografisë shqiptare, ku spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.
I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Por u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.
Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit.
Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.
Filmografia e Ilir Shkurtit 1980-1990:
1985 Kush vdes në këmbë
1986 Rrethimi i vogël
1987 Binarët
1988 Shkëlqim i përkohshëm
1990 Ngjyrat e moshës