TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka dhënë pretencën për personat e përfshirë në tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme. Organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me 1.6 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar një vit burg.
Të akuzuar për këtë çështje janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme: Edlira Naqellari , Flutura Cerkezi , Ani Omuri, Klevis Hasani , Kreshnik Bejkaj , Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani dhe Aurora Mulla.
Gjithashtu prokuroria ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.
Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik. Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.
Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.