AKTUALITET, 13 Nëntor 2021, 11:27

‘E mbajta Berishën larg fushatës’, pamjet e 2011 që hedhin poshtë deklaratën e Bashës

‘E mbajta Berishën larg fushatës’, pamjet e 2011 që

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se çelësi i fitores ndaj Edi Ramës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ishte përjashtimi i Sali Berishës nga fushata.

'Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën.‘- tha ditën e djeshme kryedemokrati në një intervistë për ‘News 24’.

Mirëpo, në pamjet të cilat ende figurojnë në ‘Youtube’ nga mitingu i fushatës së 2011, shihet se ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha qëndron pranë tij. 

Në një moment ngjitet në podium, puthen së bashku madje qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin.

‘E mbajta Berishën larg fushatës’, pamjet e 2011 që

Nëse kryedemokrati quan këtë përjashtim nga fushata, si mund ta konsiderojë angazhimin në të?