TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, 53-vjeçarin Qemal Selmani të akuzuar për tentativën e trafikimit të 4 kg 870 gram heroinë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafe-Botës.
Vendimi është dhënë disa ditë më parë nga Gjyqtari Alban Veçani ndërkohë që prokuror i çështjes ka qenë Ilir Hoxha.
Selmani përfitoi ulje të 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, pasi Gjykata kishte kërkuar për të 7 vjet heqje lirie.