TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pesë fermerë janë proceduar nga ana e Policisë në Lushnje, pas protestës që bënë ditën e djeshme, ku bllokuan për disa minuta edhe qarkullimin në rreth rrotullimin e Plugut.
Në mesin e të proceduarve është kreu i sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, dhe katër persona të tjerë.
Policia shton se ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e rendit.
Fermerët protestuan gjatë ditës së djeshme kundër paketës fiskale që ka prezantuar qeveria për vitin e ardhshëm, duke pretenduar se ndihma ndaj tyre është inekzistente.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut” kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.