AKTUALITET, 17 Nëntor 2022, 23:01

Berisha nxehet me Çim Pekën: Nuk duhet të pranojë reklamat e BanaKing!

Berisha nxehet me Çim Pekën: Nuk duhet të pranojë reklamat
Sali Berisha dhe Çim Peka

Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u pyet lidhur me trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe kapjen e sasive të kokainës në Portin e Durrësit në kontejnerët me banane. 

Në emision u fol edhe për reklamat e shumta të BanaKing nëpër media, kompani në kontejnerët e së cilës është kapur disa herë kokainë. Berisha tha se reklamat nuk duhen pranuar, përfshirë edhe televizionin Syri TV, televizion pranë PD-së. 

Ylli Rakipi: Zoti Berisha dua t'ju pyes për kokainën që vjen nga Amerika Latine. Janë kapur ngarkesa me kokainë në kontejnerët e BanaKing. Nuk është ndaluar askush i rëndësishëm. Nuk i denoncon askush. Edhe reklama të shumta ndahen nëpër teleivizone. Ja edhe te Syri TV (shfaqet në ekran), jeni ju duke folur dhe poshtë del reklama e kësaj kompanie. 

Sali Berisha: Ata (Syri Tv), bëjnë shumë gabim që pranojnë nga një kompani e cila është e identifikuar si transportuese kokaine, nuk duhet pranuar asnjë lloj reklame.

Ylli Rakipi: Nuk denoncohet askund kjo. 

Sali Berisha: E ndjek me shumë vëmendje. Kam denoncuar prej gjashtë muajve se Porti i Durrësit iu la kokainës. Kam denocnuar Xibratin. Kam denoncuar që për gjashtë muaj në port, i madh dhe i vogël, i gjithë porti është marrë me kokainë. S'kam denoncuar këtë BanaKing, sepse nuk di kush politikan qëndron mbi të, por denoncoj çdo trafik. Për mua, Xibraka ishte gjëja më e qartë, që me Olsi Ramën erdhi kokaina në Shqipëri!