TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të një personi. Një shtetas me inicialet V.I në fshatin Kaninë të Vlorës ka kallëzuar në polici se vajza e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa.
V.I tha në komisariat se vajza e tij e mitur është larguar nga banesa që më datë 16.03.2024.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia e Vlorës.