AKTUALITET, 18 Mars 2024, 17:05

Policia i gjeti shufër metalike në makinë, pranga 60-vjeçarit në Sarandë

Policia i gjeti shufër metalike në makinë, pranga

Policia në Sarandë ka arrestuar një 60-vjeçari, pasi i është gjendur një shufër metalike në makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 60 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).