AKTUALITET, 1 Shkurt 2024, 16:46

E-Albania jashtë shërbimit për 3 ditë, AKSH njofton për ‘punime’ në sistemin elektronik

E-Albania jashtë shërbimit për 3 ditë, AKSH njofton për

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve në portalin e-Albania nga data 2 deri në 4 shkurt.

Shkak për ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve online do të janë ndërhyrjet që po bëhen për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset.

“Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.

Nga kjo do të afektohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike. Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!”, thuhet në sqarimin e AKSH-it.