TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese vendosi riçeljen e seancës pas kërkesës për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh.
Në një postim në "Facebook" Zhupa u shpreh se duke marr raportin e fshehur nga qeveria. Sipas saj Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit.
"Seanca e rradhës mbi bazë dokumentacioni do na njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.
Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare," shkruan Zhupa.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për Butrintin! Gjykata Kushtetuese vendos riçeljen e seancës pas kërkesën tonë për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh. Pasi mora konfirmimin nga UNESCO që ata e kanë dërguar raportin dhe se pala shqiptare fsheh raportin e tyre mbi Butrintin, ju drejtova Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për marrjen e raportit dhe riçeljen e seancës plenare. Qeveria nuk kishte nguruar të shkelte vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të sjell të gjitha komunikimet por edhe të mashtronin publikisht në proces gjyqësor për këtë raport.
Duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme konçesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit. Seanca e rradhës mbi bazë dokumentacioni do na njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.
Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare.