TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fermerët në Fier po heqin dorë nga pesticidet. Për të siguruar prodhim bio dhe me cilësi të lartë ata kanë nisur të përdorim metoda të reja për pllenimin e bimëve në sera. Në Beline, familja Fisheku, e cila ka tre dynymë me domate kohët e fundit po përdor bletën pllenuese që quhet “bombus”.
Avantazhet e këtyre insekteve të dobishme janë disa. Prodhimi bio e pa pesticide ua lehtëson eksportin në vendet e Bashkimit Europian.
Që kjo metodë të përdoret gjerësisht në bujqësi, agronomi Adrian Mema kërkon ndihmën e institucioneve për trajnimin e specialistëve. Për të nxitur prodhimin organik, prej janarit të këtij viti qeveria ka hequr TVSH-në për importin e insekteve që zëvendësojnë pesticidet.