AKTUALITET, 1 Shkurt 2024, 15:46

Gazment Bardhi në takim zyrtar në Washington: SHBA, aleat i përjetshëm

Gazment Bardhi në takim zyrtar në Washington: SHBA, aleat i

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”. Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se ShBA mbetet aleat i përjetshëm në të gjitha aspektet globale.

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet ai.