AKTUALITET, 27 Gusht 2022, 11:24

Dyshohet se vrau të atin, 37-vjeçari në Mallakastër nuk shfaq asnjë pendesë

Dyshohet se vrau të atin, 37-vjeçari në Mallakastër nuk

Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që dyshohet se vrau babanë dy ditë më parë nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e rëndë që tronditi Mallakastrën.

Burime konfidenciale nga policia e Ballshit, ku ka qëndruar për pak kohë, Mariglen Muhametaj, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të Greshicës, bëjnë me dije, se gjatë qëndrimit për pak kohë këtu, nuk ka shfaqur shenja pendesë.

Mësohe se ai ka riprodhuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme.

Të njëjtat burime thonë se 37-vjeçari nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit. Gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.

Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Mariglen Muhametaj dyshohet se goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.