AKTUALITET, 23 Janar 2023, 12:05

Parashikimi i motit për ditët në vijim, sinoptikania: Sot dita e fundit me reshje intensive shiu, do të ulen temperaturat

Parashikimi i motit për ditët në vijim, sinoptikania: Sot dita e

E hëna është dita e fundit që do të ketë reshje intensive të shiut. Sinoptikania Lajda Porja tha se pas ditës së sotme pritet që ketë pakësim të reshjeve të shiut, por do të kemi rënie të temperaturave.

Sipas saj, shiu do ia lërë “vendin” ngricave dhe dëborës. Ndërsa pas ditës së enjte s’do të ketë më reshje shiu.

“Do të thosha se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orë 18:00 do të kemi reshje por do të jenë të dobëta. Dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim total të reshje. Reshje dëborë në të gjithë shtrirjen lindore.

Pas ditës së enjte do të ketë përmirësim, Nga nesër temperaturat do të jenë në rënie dhe ngricat do të jetë prezentë  në zonat malore temperaturat do të zbresin në -4 dhe -5, reshjet më të dendura në juglindje parashikohet të bien sonte.

Ditën e enjte priten reshje të pakta dhe më pas nuk do të ketë më reshje”, tha sinoptikania ajo për News 24