TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste do të depozitojë sot në SPAK një tjetër kallëzim për vrasjet e 21 Janarit. Deklaratën e bëri kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se ky hap vjen pas publikimit të një audio përgjimi të ri ditët e fundit.
Ka elementë të rinj për kallëzim në SPAK për 21 Janarin?
Balla: PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit, 4 dëshmorët janë 4 prej nesh. Në dritën e provave të reja, siç është audio përgjimi që është bërë publik, bazuar edhe në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është ende në prokurorinë e Tiranës, ne nxisim SPAK ta hetojë këtë çështje. Në orët në vijim do të jetë kallëzimi i PS-së.