TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është vënë në pranga për aksidentin me pasojë vdekjen që ndodhi gjatë mbrëmjes në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 41-vjeçari I. M. Ky i fundit u përplas me një zetor duke bërë që drejtuesi që ndodhej në të të humbte jetën. 32-vjeçari, banori i fshatit Kakavijë, nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve.
Njoftimi i policisë:
“Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit.”