AKTUALITET, 31 Maj 2022, 22:28

Aksident i rëndë në Gjirokastër, “Benz”-i përplas zetorin, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në Gjirokastër, “Benz”-i

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të pikës Kufitare të Kakavijës.

Një fuoristradë tip “Benz”, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë, ka përplasur një zetor.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit bujqësor, 32-vjeçari me iniciale Ll.Ç. banues në fshatin Kakavijë.

Gjithashtu nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i fuoristradës, 41-vjeçari me iniciale I.M. banues në Gjirokastër.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.