TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Çim Peka i ftuar në “Top Talk” foli për heqjen e të drejtës së Partisë Demokratike për votim në Partinë Popullore Europiane.
Peka e konsideron përfaqësimin e kësaj partie në PPE në nivelet më të ulëta. Ai thotë se
“Nuk përfaqësohet me nivelet më të larta, në fakt nuk përfaqësohet fare. Ftesë nga partitë popullore nuk ka, nuk ka asnjë festë nga PP”, tha gazetari.
Sipas tij, situata aktuale në Partinë Demokratike ka ndikuar në mospërfshirjen e Partisë Popullore Europiane.
“Derisa të marrë rrugë ligjore, nuk duan të përzihen në këtë situatë të brendshme të Partisë Demokratike, që në një farë forme është mëse logjike. Ajo që nuk më duket logjike nuk është nga ana e Partisë Popullore por më duket nga ana e Partisë Demokratike, e cila duhet ta ndajë mendjen nëse është parti konservatore apo parti e qendrës së djathtë aleancë me’ non gratat’”, tha Peka.
Njëkohësisht, ai e konsideroi këtë paqëndrueshmëri të Partisë Demokratike si “një turli që është parë për 32 vite”.
“PD duhet të ndajë mendjen, nëse do të jetë parti konservatore le të jetë parti konservatore dhe ka ku orientohet, te konservatorët europianë. Nëse do të jetë edhe e qendrës, edhe liberale, edhe e djathtë, do të jetë kjo turli që kemi parë në 32 vjet”, u shpreh Peka.
Sa i përket ish kryetarit të opozitës ai e konsideroi si i” llastuari i ambasadave, që çoi Partinë Demokratike në atë gjendje”.
“Kur në kishim një kryetarë opozite, një të llastuar të ambasadave e pamë ku shkoi PD-ja. Ne e provuam se ku përfundojmë me llastica ambasadash. Votat merren këtu, thuaj gjëra të vërteta shqiptarët të besojnë, mos thuaj gjëra të vërteta dhe nuk të besojnë”, u shpreh Peka në Top Channel.
Partia Demokratike pas shtatë vitesh anëtarësimit më të drejta të plota në grupimin më të madh politik europian, humbi të drejtën e votës për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Partisë Popullore Europiane.