TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria ka marrë ditën sotme presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës.
Ai u shpreh se bashkësia ndërkombëtare po bën të pamundurën për të vënë para përgjegjësisë autorët. Rama nënvizoi plagën e hapur të luftërave pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë veçanërisht në Kosovë.
“Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe vazhdojmë te jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. Bashkësia ndërkombëtare po lufton të vendosë autorët para përgjegjësisë
Në Europë plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë sidomos në Kosovë janë ende të hapura. Po bëjmë çdo gjë që është e mundur për të ecur përpara. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror. Nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë.
Është urgjente të veprojmë tani për viktimat e panumërta por edhe për ne të gjithë për të mbrojtur ligjin. Të gjithë kemi pjesën tonë për të bërë. Kjo është arsyeja pse ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë që kam nderin të drejtoj i drejtohet forcimit të llogaridhënies. Shqipëria e promovon atë ndërkombëtarisht. Drejtësia dhe paqja shkojnë bashkë. Jemi të privilegjuar t’i japim zë bindjeve tona”, deklaroi Rama.