TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tetë persona janë vënë në pranga, mes tyre dy djem dhe gjashtë vajza, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “North Forex”, nga Policia e Shkodrës.
Operacioni ka goditur një rast të mashtrimit të qytetarëve të huaj, nga Call centerat në Shqipëri, për investimet në bursa.
Personat e arrestuar dhe ata në kërkim janë nën akuzë për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.
Mësohet se në krye të kësaj skeme mashtrimi ishte një shtetas polak.
Burimet thanë se përmes mashtrimit kompjuterik ata u shkaktonin dëm shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.
Policia tha se “vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për gotitjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompiuterike u arrestuan shtetasit:
1.Elisa Kolndreu
2. Olda Shpendi
3. Aishe Baci
4. Senada Alija
5. Sonila Alija,
6. Ervin Osja,
7. Nikolin Toma
8. Ysniela Dalipi
Gjithashtu u be shpallja ne kerkim dhe po punohet per kapjen e shtetasve:
1. Pawel Wziontek, (shtetas polak)
2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)
3. Klodian Memo
Blutë e Shkodrës thonë se “në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i dy djemve dhe 6 vajzave.
Në pranga ranë të rinjtë me inicialet: E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. ë., 27 vjeç (shtetas polak), A. S., 21 vjeçe (bashkëjetuesja e tij) dhe K. M., 38 vjeç.
Sipas policisë, këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak P. ë..
Ky i fundit kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Y. D., K. M. dhe N. T.
“Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë”, tha Policia.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.
Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.