AKTUALITET, 23 Nëntor 2023, 13:24

Dyshohet se i plagosi vëllain me thikë, oficeri i ushtrisë godet me armën e shërbimit të riun në Vorë

Dyshohet se i plagosi vëllain me thikë, oficeri i ushtrisë godet

Shtetasi me iniciale E.H., dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale K.M., në Lagjen e Re në Vorë.

Si pasojë, vëllai i këtij të fundit, E.M., me profesion oficer ushtrie, ka nxjerr armën e shërbimit dhe la plagosur 34-vjeçarin.

Mësohet se gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti të momentit që ka devijuar deri në këtë pikë.

Ndërkohë, të dëmtuarit janë dërguar në spital, ndërsa oficeri i ushtrisë është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi  (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.