AKTUALITET, 23 Nëntor 2023, 13:04

I biri i përfshirë në trafikun e drogës, zbardhet dëshmia e Erzen Breçanit në sallën e gjyqit

I biri i përfshirë në trafikun e drogës, zbardhet

“Në burg jam prej djalit”, ka deklaruar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani në sallën e gjyqit.

Ai deklaroi se e ka këshilluar të birin, Eralbin, të mos merret me gjëra të paligjshme, duke shtuar se nuk është në dijeni se me çfarë ai merret konkretisht.

Ish-zyrtari i policisë theksoi se i ka shërbyer vendit duke vendosur jetën e tij në rrezik dhe ka zhvilluar aksione ku janë arrestuar njerëz të botës së krimit.

“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë.

Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz të botës së krimit”, ka deklaruar ai para togave të zeza.