TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i grabiti një shumë parash, telefon dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermane.
18-vjeçari kreu grabitjen në bashkëpunim me një të mitur.
Ndaj 13 vjeçarit ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Angazhim dhe reagim profesional në kohë i shërbimeve të Policisë
Vodhi një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë, brenda pak orëve, Policia identifikoi dhe kapi autorët.
Një prej autorëve u vu në pranga, ndërsa autori tjetër, për shkak të moshës, po ndiqet penalisht.
Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe sendet e vjedhura, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë ua ka dorëzuar turistëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e dy turistëve të huaj, të parkuar në plazhin “Lapardha”, Lukovë, ishin vjedhur një shumë parash dhe sende personale, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 22”, u bë e mundur identifikimi i autorëve.
Në vijim të operacionit u bë kapja dhe shoqërimi i autorëve të dyshuar, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i shumës së parave dhe i sendeve të vjedhura.
Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
- F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë.
Ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes në ruajtjen e sendeve të tyre personale dhe me vlerë, si dhe të telefonojnë menjëherë në numrat e policisë për çdo problem.