AKTUALITET, 22 Qershor 2024, 22:20

Ish-zyrtari i ministrisë zbulon skandalin, "Markata e peshkut" në Vlorë u inaugurua dy herë në dy vitet e fundit dhe nuk punon (PAMJET)

Ish-zyrtari i ministrisë zbulon skandalin, "Markata e peshkut"

Markata e Peshkut në Vlorë është përuruar dy herë në dy vitet e fundit, duke shënuar kulmin e propagandës qeveritare me investime që nuk kanë ndonjë ndikim në ekonominë vendase.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Vojo Bregu, ish-zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë ju ka rikujtuar shqiptarëve se si Ministria e Bujqësisë lajmëronte se Markata e peshkut në Vlorë është gati për të nisur punën, ndonëse kanë kaluar dy vite nga lajmërimi i fundit se kjo markate ishte gati.

“Markata e peshkut në Vlorë prej 1300 m2 me 14 dhoma frigoriferike, është gati për të filluar punën, pra nuk ka filluar ende.

Ndryshimi i vetëm është që para 2 vjetësh e lajmëronte ministrja Krifca, kurse pas 2 vjetësh e lajmëron ministrja Denaj”, sqaron Bregu.

2 postime, njëri para 2 vjetësh, tjetri sot që tregojnë të njëjtën gjë.

Markata e peshkut në Vlorë prej 1300 m2 me 14 dhoma frigoriferike,  është gati për të filluar punën, pra nuk ka filluar ende.

Ndryshimi i vetëm është që para 2 vjetësh e lajmëronte ministrja Krifca, kurse pas 2 vjetësh e lajmëron ministrja Denaj.

P.S. i vetmi ndryshim është që zv. Ministri përgjegjës për peshkimin nuk është tek postimi i dytë, dhe unë dyshoj shumë që ai e ka gënjyer patrioten time këtë rradhë.