TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së shtunës në Sarandë. Sipas informacioneve një fëmijë i mitur, 2-vjeç ishte paraqitur pranë spitalit Rajonal të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pasi iu dha ndihma e parë, u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, teksa Policia ka bërë publike një komunikatë. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se 2-vjeçari ka konsumuar aksidentalisht një sasi ilaçesh në banesën e tij. Teksa është transportuar drejtë Tiranës, lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për të zbardhur detajet e plota.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.
2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.