TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet tip “Peugeot” është gjetur plotësisht i djegur në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë.
Makina e djegur është gjetur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes (3 Tetor).
Gjatë këqyrjes, në brendësi të makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.
Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.
Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.