AKTUALITET, 18 Gusht 2024, 14:57

Dy italianë me "Jet Ski" përplasen në plazhin e Velipojës

Dy italianë me "Jet Ski" përplasen në plazhin e
Foto ilustruese

Në plazhin e Velipojës dy mjete jet ski  të  drejtuara nga dy shtetas italianë janë përplasur me njëri – tjetrin.

Përplasja ka ardhur pasi dy të rinjtë italianë kanë bërë manovra të gabuara.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një prej drejtuesve, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

"Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.