TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim për fshehje të të ardhurave. Sipas Policisë ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës tre vite më parë, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’.
"Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë", njofton policia.