AKTUALITET, 8 Dhjetor 2021, 19:39

“S’e duroja kur më shante, e kapa për fyti dhe e mbyta”/ Vrau gruan, shqiptari tregon me detaje se si kreu krimin e rëndë

“S’e duroja kur më shante, e kapa për fyti dhe e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë disa ditë më parë, ku Festimi, 40-vjeçari shqiptar nga Elbasani mbyti për vdekje gruan. Ai ka shfaqur pendesën përpara një gjykate të vendit fqinj, e ka treguar me detaje se si dhe pse e kreu vrasjen.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë ai.