AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 10:30

Durrës/ Shmanget incidenti me jahtin italian, autoritetet shqiptare i shkojnë në ndihmë! Shpëtohen gjashtë persona

Durrës/ Shmanget incidenti me jahtin italian, autoritetet shqiptare i

Një jaht me 6 shtetas italianë, që po udhëtonin nga Marina Punta Faro drejt vendit tonë, ka prekur në cekëtinë.

Autoritetet detare shqiptare pas marrjes së sinjalit i kanë shkuar në ndihmë shtetasve italiane duke i dhënë ndihmë

Kapiteneria e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me Rojet Bregdetare dhe Policinë Kufitare kanë bërë të mundur shpëtimin e shtetasve italiane dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

Raportohet se anëtarët e ekupiazhit të jahtit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Durrës/ Shmanget incidenti me jahtin italian, autoritetet shqiptare i

Njoftimi i policisë

Vigjilienca e autoriteteve detare të Portit të Durrësit, shmang avarinë detare

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)???????? drejt vendit tonë????????. I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësor