AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 08:41

Durrës, makina përplaset me ciklomotorin, humb jetën një person, një tjetër në gjendje të rëndë

Durrës, makina përplaset me ciklomotorin, humb jetën një

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 14 në Durrës.

Një automjet është përplasur me një ciklomotor. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i ciklomotorit, ndërsa është dëmtuar një tjetër person, i cili tashmë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14,  Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.