TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është zhvilluar seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.
Pas largimit nga vettingu të prokurorit, Neritan Hoxha, Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues. IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti. "I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit.", tha përfaqësuesja e zyrës juridike të IEVP Peqin.
Burgu i Peqinit deklaron se e ka të pamundur të llogarisë dënimet e Dritan Dajtit, pasi ka disa vendime gjykate. IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë. “Si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura. IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj.”, tha Dritan Dajti.
Ndërkohë që seanca e rradhës u njoftua se do të zhvillohet në 30 korrik 2024 në ora 09.00.