TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Agolli, Drejtori Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dy ditë më parë është thirrur në SPAK ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.
Gazetari Xhevair Zhabina u shpreh sot në MCN Tv se mbi Agollin rëndojnë në fakt dy akuza konkrete, një ishte ajo për tenderin 500 mijë dollarësh për projektin ‘100 fshatrat’, ku ai ja dha restorantit të djalit të tij.
Ai tha se kjo skemë ishte e njëjtë me aferën ‘5D’, por në mënyrë më të kamufluar, ndërsa theksoi se KLSH ka gjetur jo pak herë shkelje në fondet e FSHZH.
Sigurisht që Agolli ka dy akuza për institucionin që ai drejtonte, bëhet fjalë për një tender të zhvilluar në 2022 për institucionin që ai drejton për projektin 100 fshatrat turistikë që nuk pati rezultat dhe ky institucion do krijonte një menu për këto 100 fshatrat që ta kishin turistët, 500 mijë dollarë do paguheshin për këtë menu dhe kompania fituese ishte në pronësi të djalit të Agollit me kryekuzhinier Alfio Rrotanin.
Pra në dukje kishim të bënim me një konflikt të pastër interesi dhe fondi i zhvillimit e pengoi këtë procedurë, por nuk regjistroi një hetim për çështjen.
Kjo është e ngjashme me skemën 5D por vetëm se në njëfarë mënyre 5D ishin vetë drejtorët e bashkisë së Tiranës që merreshin me procedurat, ndërsa në këtë rast është një skemë pak më e kamufluar, nuk kemi direkt familjarin e drejtuesit të institucionit dhe Agolli mund të jetë pyetur për këtë tender.
Një tjetër akuzë për të cilën u bë dhe kallëzim në SPAK ka qenë një kallëzim i bërë nga PD e Vlorës që kishte të bënte me tenderin e rikualifikimit të qendrës historike të Vlorës me një shumë të majme dhe sipas PD në atë rast dyshohet që zyrtarë të fondit shqiptar të zhvillimit kishin shkelur barazinë në tendera, por në fund fare kanë zgjedhur kompaninë fituese me fond limit diku 10 mln euro.
Më tej ai shtoi se nga informacionet që ka sa i përket Benet Becit vajta e tij në SPAK ka të bëjë me kohën kur ka qenë drejtues i KESH dhe nuk di nëse Agolli ka lidhje me të, por nuk përjashtohet as kjo pistë.
Prokuroria po kryhen hetime por s’mund të them se Agolli dhe Beci kryqëzohen diku dhe ata mund të kenë qenë për të njëjtën çështje. Ajo që mund të them është se FSHZH arrin të tenderojë deri në 120 mln dollarë në vit kryesisht në infrastrukturë është institucion i rëndësishëm, rëndësi që e mori në 2013 kur PS dhe LSI erdhën në atë kohë në pushtet dhe pati dhe njëlloj konflikti mes dy palëve se kush do merrte llokmën e infrastrukturës.
Atëherë mori rëndësi ky institucion pasi qeveria një pjesë të mirë të parave i kanalizoi drejt fondit të zhvillimi. Nga auditi i kryer nga KLSH janë gjetur shkelje të shumta të mëdha të kryera në disa qytete, dhe gjetjet janë aty dhe në çdo moment çdo prokurori mund ti marrë dhe ti hetojë.
Di të them se Agolli kjo është hera e dytë e thirrur në SPAK dhe mendohet se ai është pyetur thjeshtë në personin që ka dijeni sepse është parë i pashoqëruar nga avokat. Kam përshtypjen se çdo gjë që ai mund të fliste pas marrjes në pyetje mund të ishte në dëm të tij, prandaj të gjithë ata që pyeten në SPAK nuk është se kanë shumë të dëshirë të tregojnë se për çfarë kanë dëshmuar sepse unë shoh se të gjitha subjektet që pyeten në SPAK kanë njëlloj dublimi lidhur me çështjet.
I pyetur nëse është në sitë pasuria e Dritan Agollit, Zhabina tha se jemi në fazën e hetimeve paraprake dhe procedura është e tillë që kur prokuroria nis hetim për shkelje në korrupsion me tendera nis paralel dhe ai i hetimit pasuror.
Kështu që s’mund të them nëse e kemi një hetim të nisur në emër të Dritan Agollit apo jo sepse jemi ende në hetimet fillestare.